Nuk ka marrë pagën prej 2 muajsh, punonjësja e pastrimit ngjitet në majë të kullës

Kuçovë – Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hipur në majë të kullës pranë ish-Uzinës së qytetit për t’i dhënë fund jetës.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale pretendon se gruaja nuk ka marrë pagat prej dy muajsh.
Ai ka ngritur akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës dhe kompanisë që menaxhon shërbimin e pastrimit, duke pretenduar për mospagesa dhe shkelje të të drejtave të punonjësve.
Ai shoqëroi reagimin e tij me një video nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Kuçovës apo nga kompania e përmendur, ndërsa pritet një njoftim nga autoritetet për sqarimin e plotë të rrethanave.


Elona Bregu,40 vjece ka hipur ne nje vinc te oksigjeni duke deklaruar se do hidhet nese nuk e fusin ne pune.
Elona eshte hequr nga puna dhe ka 2 muaj pa marre rrogen.
Elona punon ne firmen e pastrimit ne Kucovë.









