Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNY Post: McGonigal tani është nën akuzë për takime sekrete me Ramën

NY Post: McGonigal tani është nën akuzë për takime sekrete me Ramën

Mediat më të rëndësishme amerikane i kanë bërë jehonë vendimit të Charles McGonigal, ish-agjentit të lartë të FBI-së, i cili pranoi fajin në lidhje me akuzën se ka bashkëpunuar me një oligark rus të sanksionuar.

Duke pranuar fajin, McGonigal shmangu një dënim prej 20 vitesh burg, ndërsa tani rrezikon deri në pesë vite në qeli.

Sipas NY Post, vendimi final për McGonigal do të merret më 14 dhjetor

Pasi doli nga salla e gjyqit, McGonigal tha vetëm tre fjalë për gazetën: “Tani ndjehem i lehtësuar”.

Avokati i tij, Seth DuCharme tha se klienti i tij bëri gjënë e duhur duke pranuar fajësinë.

Fillimisht ai kishte deklaruar se është i pafajshëm për katër akuzat ndaj tij.

Gazeta thekson se McGonigal tani është nën akuzë për atë që njihet si çështja shqiptare.

“McGonigal u padit veçmas në Uashington për fshehjen e një pagese prej 225 mijë dollarësh nga një ish-anëtar i shërbimit inteligjent të Shqipërisë dhe për një takim sekret me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa ai punonte për FBI-në,” shkruan gazeta amerikane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME