Orlando Bloom në një romancë të re dashurie?

Orlando Bloom ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë të re dashurie.
Aktori dhe modelja zvicerane Luisa Laemmel u panë duke mbërritur së bashku në stadiumin Levi’s për Super Bowl 2026, sipas burimeve për Daily Mail. Megjithatë, thuhet se modelja ecte disa hapa përpara aktorit të “Lord of the Rings”. Sipas një burimi, dyshja ndodhej në suitën VIP të “Raising Cane” gjatë ndeshjes.
“Ishin bashkë në suitë, dukeshin të afërt dhe shkëmbenin përqafime,” tha burimi. “Biseduan me Todd Graves dhe Jamie Foxx.”

Në pamjet e publikuara pas ndeshjes, Laemmel dukej sikur përpiqej të shmangte kamerat, duke mbuluar pjesërisht fytyrën me flokët e saj biondë. Modelja, e cila ka punuar me marka të njohura si L’Oreal, Vera Wang dhe Calvin Klein, publikoi gjithashtu fotografi nga një suitë VIP në Instagram Story, megjithëse Bloom nuk shfaqej në asnjë prej tyre.
Dalja e tyre vjen vetëm disa muaj pas ndarjes së Bloom nga e fejuara e tij, Katy Perry, me të cilën kaloi gati 10 vite dhe ndan vajzën 5-vjeçare, Daisy Dove.
Një burim për People ka deklaruar më herët se ish-çifti mbetet i përkushtuar ndaj bashkëprindërimit dhe se marrëdhënia mes tyre është “miqësore dhe e lehtë”.
Ndërkohë, Katy Perry ka nisur një lidhje të re me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Dyshja u fotografua së bashku muajin e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.









