BOTA

PAMJET/ Trafikuan 5 milionë euro drοgë nga Holanda, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Një operacion i përbashkët mes agjencive ligjzbatuese italiane dhe spanjolle ka çuar në arrestimin e 5 personave që besohet se janë anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare të përfshirë në trafikun e drοgës mes Holandës dhe Italisë. Arrestimet u kryen në qytete të ndryshme italiane me urdhër të prokurorit dhe vendim të Gjykatës së Bolonjës.

5 të arrestuarit, 4 me origjinë shqiptare dhe 1 tunizian akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës dhe armëmbajtje pa leje. Sipas hetuesve, grupi kriminal përdorte komunikime të koduara për të shmangur përgjimet dhe kryerjen e trafikut të paligjshëm.

Hetimi i kryer nga policia e Bolonjës me koordinimin e Antimafias ka zbardhur mënyrën e funksionimit të organizatës e cila ka qenë aktive të paktën në periudhën prill – nëntor 2020. Gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë kryer 9 raste të trafikut për gjithsej 41.5 kg kokainë, 76.5 kg marijuanë dhe 280 kg hashash. Vlera e përgjithshme e drogës e hedhur në treg, i kalonte 5 milionë euro.

Zv.komisarja e policisë Natalia Riga shpjegoi disa detaje nga hetimi, i cili u bë më i gjatë dhe më i ndërlikuar për shkak të përdorimit të telefonave të koduar nga anëtarët e grupit kriminal.

Vetëm 2 vjet pas përgjimeve, Skuadra Lëvizëse arriti të deshifrojë mesazhet mes anëtarëve, duke rindërtuar aktivitetet e bandës. Bolonja ishte qendra e operacioneve të grupit kriminal që drejtohej nga një shqiptar rreth 40 vjeç, i cili jetonte në provincën e Bolonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button