Pas një jave me shi dhe temperatura të ulëta, për javën që vjen, moti pritet që të jetë me diell dhe i ngrohtë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen
Moti për javën që vjen:
Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë motin në Mesdhe.
Kjo do të bëjë që edhe në territorin tonë do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare. Karakteristike do të jetë ndryshimi i temperaturave gjatë ditës.
Mëngjeset dhe mbrëmjet parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen temperatura si në figurë.
Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.
Të enjten përkohësisht e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.