Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPasi e identifikimit në media, policia shpall në kërkim Rexhep Rrajën

Pasi e identifikimit në media, policia shpall në kërkim Rexhep Rrajën

Në filmimet e rrahjes së Jashar dhe Bilbil Majës, mes personave që qëllojnë me shkopinj bejzbolli është edhe Rexhep Rraja. Djali i deputetit socialist Rraham Rraja duket i veshur me një bluzë të zezë që qëllon vazhdimisht ndaj njërit prej personave të fisit Maja edhe pse ai është i shtrirë në tokë.

Por në njoftimin që policia shpërndau për mediat, emri i Rexhep Rrajës nuk figuront. Ai nuk ishte as në informacionet zyrtare që u shpërndanë një ditë më parë dhe as në atë që u shpërnda pas publikimit të videos. Vetëm pasi mediat e identifikuan djalin e deputetit socialist atëherë policia tha se e kishte identifikuar atë dhe e ka shpallur në kërkim.

“Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia informon se ka shoqëruar 8 persona dhe më pas ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa tashmë 4 janë shpallur në kërkim

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME