Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPatosi i Vjetër/ Shpopullim, banorët pa mjek, pa punë. (vidio)

Patosi i Vjetër/ Shpopullim, banorët pa mjek, pa punë. (vidio)

Patos – Shpopullimi prek edhe Patosin e Vjetër. Të mbetur pa punë, pa mjek, pa kanalizime të ujrave të zeza banorët i janë drejtuar emigracionit ose qyteteve më të populluara

Ky është Patosi i Vjetër kur në vitet 1950 kanë jetuar mësues, inxhinjerë nafte, inxhinjerë ndërtimi aty edhe intelektualë sovjetik pasi ka qënë baza e prodhimit të naftës për zonën e Patos – Visokës.

Banorët e Patosit të Vjetër e kanë braktisur atë për një jetë më të mirë duke shkuar në qytete si Fieri, Tirana, Vlora apo edhe jashtë kufijëve të vendit në emigracion si shkak i kushteve të vështira të jetesës. Të mbetur pa punë për shkak të kalimit të puseve kompanive private që i kanë larguar nga puna, mungesa e funksionimit sistematik të sistemit urban që e lidh këtë lagje me qendrën e Patosit të Ri janë disa nga shkaqet .
Nga afro dy mijë banorë tashmë në këtë lagje kanë mbetur as 700 prej tyre duke u detyruar që të marrin rrugët e emigrimit si jashtë ashtu edhe brenda vendit.

Banorët ankohen se dikur kanë pasur mjek, por tashmë ka disa kohë që ai nuk duket fare në qendrën shëndetsore të Patosit Vjetës së cilës tashmë do ti bashkangjitet edhe ajo e Ruzhdies. Ujrat e zeza bashkohen me ujrat e bardha me pusetat nuk kanë kapak apo sifone çka ka bërë që era e rënde e fekaleve dhe insektet të bëhen burim infeksionesh tashmë që kanë shpërthyer edhe virozat e stinës. Ata pohojnë se janë ankuar tek kryebashkiakia, por asnjëherë nuk kan marr zgjidhje.
Ato pak dyqane rrinë hapur por askush nuk shkon të blejë, një pjes marrin me borxhe por disa nuk i shlyejnë.

Papunësia, varfëria, kushtet e vështira social ekonomike ku të rinjtë janë larguar dhe për ata të moshës tretë që janë, nuk kanë kushte, ka bërë që banesat të amortizohen, të shemben, të shiten për shkak se nuk ka kush i blen, të gjithë janë drejt largimin./ ALB365, Syri Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME