Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, me anë të një postimi në X shprehet se ka takuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ndryshe nga çfarë mund të kishte pretenduar Meta, Pasztory deklaron se OSBE shpreh mbështetje të plotë për SPAK, duke shtuar se gjyqësori nuk merr urdhra nga askush.
“U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë.
Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory.