POLITIKË
Përfundon numërimi i votave, PS fiton Rrogozhinën

Partia Socialiste shpallet fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 6531 vota ose 57.54 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4820 vota ose 42.46 % .
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës. Kolegji Zgjedhor e pranoi këtë argument, ndërsa urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve.