Saturday, May 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPërgjues në topin e Kupës së Botës që do të luhet në...

Përgjues në topin e Kupës së Botës që do të luhet në Katar

Në topin që “Adidas” prezantoi për sfidat e Botërorit “Katar 2022” do të vijë një risi brenda tij, i cili pritet që të vendosë drejtësi për sa i përket pozicioneve jashtë loje.

“Al-Rihla”, do të ketë brenda tij një pajisje gjurmuese e cila shihet si një përmirësim i sistemit VAR. Ai do të ofrojë një nivel të paprecedentë të dhënash dhe informacioni për të përshtatur zyrtarët në marrjen e vendimeve më të shpejta dhe më të sakta.

Një sistem i ri pezullimi nga “Adidias” ku në qendër të topit pret dhe stabilizon një sensor lëvizjeje, i cili ofron një pasqyrë në çdo element të lëvizjes së topit.

Ndërkohë që e bën këtë, lojtarët nuk ndikohen në performancën e tyre. Sensori mundësohet nga një bateri e ringarkueshme, e cila mund të karikohet me induksion. Ai do të ndihmojë në informimin e pozicioneve jashtë loje si dhe do të ndihmojë në zbulimin e prekjeve të paqarta

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME