Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedPërplasen trenat në Larisa të Greqisë, mbi 32 të vdekur

Përplasen trenat në Larisa të Greqisë, mbi 32 të vdekur

Mbi 32 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një aksident ku dy trena u përplasen kokë me kokë jashtë qytetit të Larisës në Greqi të martën mbrëma.

Sipas raportimeve, aksidenti u shkaktua kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash jashtë Larisës dhe më pas doli nga shinat.

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës .

Raportohet se ka shumë të plagosur.

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërrësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave. Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendgjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gadishmëri për të trajtuar të lënduarit, në vendgjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetsisë.

Megjithse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, vlerësohet se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor. Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa e ka futur trenin e pasagjerëve në binarë të gabuar, duke rezultuar që të dy trenat të ndodhen në të njëjtën trase nga dy drejtime të ndryshme dhe të përplasen me forcë të madhe.

Vlerësohet gjithashtu se numri i viktimave do të rritet pasi ende nuk janë gjendur pasagjerët e dy vagonëve të parë .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME