Kombëtarja fitoi 1-2 me përmbysje kundër Ukrainës në Pragë për Ligën e Kombeve. Kristjan Asllani dhe Rey Manaj nuk ishin vetëm protagonist sa i takon cilësive në fushë, por në fund të lojës dy shokët e ekipit kuqezi u “përplasën” edhe për një goditje dënimi, që në fund u godit nga Manaj.
Kristjan Asllani është një nga futbollistët më në formë te Kombëtarja Shqiptare dhe këtë e tregoi edhe në fitoren ndaj Ukrainës ditën e shtunë.
Sa i përket veprimit me Manajn në ndeshjen ndaj Ukrainës, Asllani tha se i ka kërkuar falje sulmuesit. ”Unë dhe Rei jemi shumë shokë. Kemi bërë shumë shaka për atë moment. I kërkova falje se të gjithë bëjnë gabime”, tha Asllani gjatë konferencës për shtyp.