POLITIKË
Përplasjet brenda PS/ Rama mbledh të mërkurën ministrat dhe deputetët

Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet një mbledhje e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja është thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste.
Mbledhja ishte planifikuar për të hënën, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Takimi vjen pas përplasjeve brenda PS për Reformën Territoriale, e cila pavarësisht kundërshtive, u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës.
Në Partinë Socialiste, deputetët Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali shprehën pakënaqësi me draftin e PS për Reformën Territoriale.







