BOTA

Pjesmarrje rekorrd në votime/ Vuçiç: Respektoj vendimin e qytetarëve

Ish-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklaratën e parë pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar se qytetarët kanë vendosur për drejtimin që do të marrë vendi në vitet e ardhshme.

Në një prononcim për mediat, Vuçiç deklaroi se Serbia ndodhet përpara një zgjedhjeje të rëndësishme, mes së ardhmes dhe rikthimit në të kaluarën, të cilën ai e lidhi me periudhën e privatizimeve dhe vështirësive ekonomike.

“Serbia zgjedh se në cilin drejtim do të shkojë, nëse do të ecë drejt së ardhmes apo drejt së kaluarës, në kohën e privatizimeve grabitqare, shkatërrimit ekonomik të vendit dhe poshtërimit politik të kombit dhe të gjithë shtetit. Do të shohim se si do të vendosin njerëzit”, u shpreh Vuçiç.

Ai theksoi se vendimi i qytetarëve duhet të respektohet, pavarësisht rezultatit të votimit.

“Vullneti i popullit është vullneti i Zotit. Vox populi, vox Dei”, deklaroi ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mesazhi kishte për qytetarët pas mbylljes së qendrave të votimit, Vuçiç u bëri thirrje të presin shpalljen e rezultateve paraprake.

Ai njoftoi se të dhënat e para priten të publikohen rreth orës 23:30.

“Do ta kemi atë vlerësim dhe rezultatet paraprake diku rreth orës njëmbëdhjetë e gjysmë të mbrëmjes. Si gjithmonë, do të japim rezultate të sakta, deri në 0.1 për qind. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe”, tha presidenti serb.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave të huaja, Vuçiç deklaroi se pret një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje dhe që qytetarët serbë të shprehin lirisht vullnetin e tyre demokratik.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi u zhvilluan këtë të diel, më 25 tetor, ndërsa qendrat e votimit u mbyllën në orën 20:00.

Sipas të dhënave të Komisionit Republikan Zgjedhor, pjesëmarrja deri në orën 18:00 arriti në 64.89 për qind. Në këto zgjedhje, qytetarët votuan për të zgjedhur 250 deputetët e Parlamentit të ri të Serbisë, ndërsa në garë morën pjesë 18 lista zgjedhore.

Votime serbi

Qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi janë mbyllur në orën 20:00, duke i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.

Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 6,451,292 qytetarë, të cilët mund të votonin në 8,392 qendra votimi në të gjithë vendin.  
 
Deri në orën 19:00, pjesëmarrja në votime ishte 67.5%, një nga më të lartat në vitet e fundit.

Pas mbylljes së qendrave, ka nisur numërimi i votave, ndërsa rezultatet pritet të tregojnë përbërjen e re të parlamentit.

Megjithatë, qytetarët që në orën 20:00 ndodheshin brenda qendrave të votimit ose në radhë përpara tyre do të lejohen të votojnë edhe pas përfundimit zyrtar të orarit.

Qytetarët serbë patën mundësinë të zgjidhnin mes 18 listave zgjedhore, ku ishin përfshirë gjithsej 2,418 kandidatë për 250 vende në Parlamentin e Serbisë. 

Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës garuan në një listë të përbashkët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button