Patos – Ngjarje e rëndë kërë mëngjes së hëne në lagjen Grizë të Patosit. Gruaja e shtëpisë teksa ka shkuar të ndezi bombolën e gazit për të gatuar, ajo ka shpërthyer në flakë duke plagosur atë, bashjëshortin e saj si dhe vajzën e martuar e cila kishte shkuar tek prindërit në fundjavë.
Fatmir Saliaj, bashkëshorti, Ylvie Saliaj 67 vjeçe janë çifti i bashkëshortëve të plagosur si dhe vajza e tyre Daniela Shpërdhea 40 vjeçe që kishte shkuar tek shtëpia e prindlrve për fundjavë.
Konshinjtë që dëgjuan zhurmën shpërthimit
Burime policore dhe ato spitalore pohuan se tre të plagosurit pjestarë të një familje kanë marr djegie trupore ku po mjekohen në spitalin rajonal të Fierit dhe janë jashtë rezikut pët jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë zjarfikse dhe ekspertët e policsë për të përcaktuar shkaqet e shëprthimit të bombulës, por ato paraprake pohojnë se bombula ka qënë në ballkonin e banesës ndërsa tubi gomës që ka pas rrjedhje ka qënë shkaktari ishpërthimit të zjarrit