Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPo të doni duajeni ose jo! Por dëgjojeni Ilir Metën!

Po të doni duajeni ose jo! Por dëgjojeni Ilir Metën!

Nga Enver Bytyçi – Presidenti i PL-së, Ilir Meta, sot në një konferencë për medie tha se “Kam një mesazh për grabitësin e Bashkisë së Himarës, për Edi Ramën: – Të gjitha këmbimet dhe shkëmbimet që bën ti, për të fshehur akte të tradhtisë kombëtare dhe për të fituar konsensus për grabitjen e pronave të himariotëve, për pastrim të parave nuk do të funksionojnë”! Po të doni duajeni e po të doni urrejeni Ilir Metën.
Por kjo që tha sot është një e vërtetë e pakontestueshme dhe shumë e hidhur për vendin, për Shqipërinë, për shqiptarët në Ballkan e kudo që ata gjenden. Eshtë një e vërtetë e tmerrshme, të cilën Ilir Meta për shkak të detyrave që ka patur në më shumë se dy mandate të Edi Ramës i njeh mirë.

Për çfarë po flet Ilir Meta? Çfarë di ai dhe cilat janë informacionet, të cilave u referohet ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë? Nëse e keni vënë re retorikën e zotit Meta në disa vite, edhe kur ishte president i vendit, kjo retorikë ka si tipar patriotizmin dhe denoncimin e tradhtive kombëtare të kryeministrit të Shqipërisë. Se Edi Rama nuk e ka tradhtuar vetëms në një rast interesin kombëtar të Shqipërisë, Kosovës dhe të shqiptarëve. Fillimisht e tradhtoi këtë interes kur u mor vesh me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ndarjen e Kosovës. Dhe më pas me kulaç e me presion e detyroi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, t’ia nisë kësaj valleje tradhtie. Më tej, e tradhtoi interesin kombëtar në Kosovë e në Shqipëri, si dhe interesin e qytetarëve të Shqipërisë, sidmos të fermerëve shqiptarë, kur sërishmi me Aleksandër Vuçiq nisi dhe zhvilloi inicativën e Ballkanit të Hapur. Gjithashtu kur Edi Rama vendosi të përçajë, përsëri në interes të Serbisë, skenën politike të Koosovës dhe jo vetëm. Pra, edhe politikën e Shqipërisë, atë të Maqedonisë së Veriut e madje deri politikën shqiptare në Luginën e Preshevës e në Mal të Zi! Nuk la segment politik shqiptar pa kundërvënie të brendshme të sponsorizuar nga Rama dhe Vuçiq!

Por jo vetëm kaq! Kur është fjala për Kosovën tradhtia e kryeministrit të Shqipërisë do të provohet edhe në rastin e përpjekjeve të tij për të minuar vendosjen e rendit kushtetues e ligjor në të gjithë territorin e vendit me qëllim t’i lihet një derë e hapur procesit të nisur prej tij për ndarjen e saj. Megjithatë, Ilir Meta më duket se ka parasysh diçka tjetër, kur flet për tradhtinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. A ka të bëjë kjo me detin Jon? Unë besoj se kjo është ajo që po paralajmëron presidenti i PL-së në këtë rast. Kjo nuk është vetëm intuitë. Është gjithashtu një lidhje faktesh. Le ta sqarojmë më komkretisht:

Edi Rama ka hartuar një projekt për ndarjen e territorit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë, projekt i cili e shtrin të drejtën greke në 12 milje në drejtim të bregut detar të Shqipërisë. Ky projekt u kund;rshtua nga ish-presidenti Meta dhe për pasojë, kryeministri i Shqipërisë vendosi së bashku me atë të Greqisë që t’i drejtohen Gjykatës së Drejtësisë në Hagë për opinion. Të dy këta kanë pranuar që opinioni i Hagës të jetë detyrim për palët. Rama do ta fshehë tradhtinë e tij, kësisoj, duke thënë se “Ishte vendimi i Gjykatës së Drejtësisë ky” dhe kështu Greqia do të përfitonte territor pa fund e padrejtësisht në hapësirën detare shqiptare. Ndonëse ishte Rama ai që e denoncoi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë në vitin 2009 marrëveshjen me ndarjen kufitare ne linjën e 6 miljeve midis Greqisë dhe Shqipërisë. Mesa duket ai e ka bërë këtë veprim asokohe, për t’i thënë Greqisë se “Unë ju jap dyfishin! Vetëm më ndihëmoni të vij në pushtet”!

Por nuk kishte llogaritur faktin se për formulimin e pyetjes në favor të grekëve për Gjykatën e Drejtësisë në Hagë i duhej miratimi i presidentit të Republikës. Ilir Meta e bllokoi këtë marrëveshje të Ramës me Athinën. Por Rama nuk ka hequr dorë. I duhet Athina për ta patur dorën e lirë në pronat e tokat e Bregdetit! Ndryshe qeveria e Athinës nuk kishte pse të toleronte masakrën elektorale të Ramës në Himarë. Së paku do të sillte nja 2-3 mijë emigrantë që të votonin për kandidatin e opozitës! Por jo.

Mesa duket Rama beson se presidenti Bajram Begaj do ta firmosë këtë dokument të dëshirueshëm dhe fatlum për Athinën e kësisoj do ta kurorëzojë tradhtinë e tij kombëtare në bashkëpunim me presidentin. Unë nuk e besoj se presidenti Bajram Begaj do të firmosë një dokument, me të cilin i jepen territore ujore shtetit fqinjë, si trofe për pushtetin e pasuritë e Edi Ramës në Himarë e në të gjithë Shqipërinë! Por jam i sigurt se kryeministri i vendit tim nuk e llogarit kundërshtinë e tij! Ai e sheh presidencën shqiptare nga maja e piramidës së Ramesit! Megjithatë kryeministri Rama, nëse mbetet gjatë në pushtet, do ta shesë copë pas cope gjithë Shipërinë e jo vetëm Kosovën. Gjithnjë për të gjeneruar pasuri e pushtet të sërishëm! Veriun do ua shesë afganëve, iranianëve, afrikanëve që nisen për Itali! Jugun të pasurve të Europës, Amerikës dhe Arabisë!

Për këto arsye besoj se Ilir Meta duhet dëgjuar! Aq më pak duhet neglizhuar! Edhe nga ata që e duan Ilir Metën, edhe nga ata që e duan atdheun, e ndoshta nuk e duan Ilir Metën!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME