Friday, April 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia prangos tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Policia prangos tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Fier – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 45 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Korçë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.45-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 2 kartëmonedha me prerje 100 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ll., 36 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME