Efektivët e operacionales në Elbasan kanë arrestuar një 39 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas të dhënave paraprake shtetasi E.M. në qershor të vitit të kaluar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, fatmirësisht pa lënduar njeri, por duke e dëmtuar makinën.
Për këtë arsye, Gjykata e Elbasanit kishte cakuar masën e sigurisë arrest me burg për 39 vjeçarin E.M.