Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga kryekomisarit të policisë në Durrës, mori ryshfet 20 mijë euro

Pranga kryekomisarit të policisë në Durrës, mori ryshfet 20 mijë euro

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin Durrës – Kavajë njofton se pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar Gazmir Preçi, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. AMP sqaron se arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e SPAK duke aplikuar metoda speciale.

Në njoftim thuhet se u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

“Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë. Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje” – thuhet në njoftim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME