POLITIKË

Primaret në PD/ Qindra demokratë dorëzojnë kërkesën për tu kandiduar për deputetë

Ditën e sotme, ka përfunduar afati që Partia Demokratike, kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve që do kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sipas burimeve për mediat, janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për tu futur në primare dhe kandiduar si deputetë të PD-së.

Aktualisht, komisioni i zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat, sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Me gjasë, nesër ose pasnesër, kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button