Protesta Kombëtare e PD-së, e thirrur nga Sali Berisha do të mbahet më datë 7 korrik, dhe përgatitjet kanë nisur.
Grupet e punës së PD-së janë organizuar dhe kanë dalë në terren, kjo duke zhvilluar takime me qytetarë. Ata i kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen në protestën që do të mbahet më 7 korrik.
Takimet e mbajtura në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë shërbyer për informimin e qëllimit të kësaj proteste.
Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve në takimet me qytetarët, kanë zhvilluar takime me strukturat në bazë.