AKTUALITETTOP-NEWS

Protesta në Durrës, qytetarët përplasen me policinë

Policia po shoqëron me forcë banorët të cilët po protestojnë para bashkisë së Durrësit kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit TID.

Banorët protestojnë që në mëngjes për pronën por janë përballur përveç dhunës së policsë bashkiake edhe me masat e marra nga policia e shtetit.

Deri tani mësohet se janë shoqëruar 6 banorë.

Projekti TID do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake. Qytetarët u mblodhën fillimisht para godinës së Bashkisë ku kërkonin shpjegime për situatën. Më pas ata ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bashkisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.

Në vazhdim të protestës ka patur edhe tension si dhe ndërhyrje nga forcat policore pasi banorët protestues bllokuan rrugën si reagim për cenimin e të drejtave dhe banesave të tyre nga projektet.

Pasi nuk janë lejuar të futën në bashki, banorët protestues kanë hedhur vezë dhe letra higjienike në drejtim të godinës.

Ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë janë shoqëruar 3 protestues, ndërsa banorët e tjerë kanë tentuar t’i nxjerrin ata nga furgoni i policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button