Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPROTESTË PËR NAFTËN!

PROTESTË PËR NAFTËN!

Nga Julian Hoxhaj/

Rikthimi i protestave për uljen e çmimeve të karburanteve, duhet të bëhet sa më parë! Ndoshta kryeministri Edi Rama vijon t`i qëndrojë idesë së muajit mars “se sa të jem unë këtu nuk do të ketë ulje taksash”, por pikërisht kjo duhet të jetë sfida e protestës! Sot, nuk pi ujë më argumenti se lufta në Ukrainë, është shkaku i gjendjes ku ndodhemi. E vërteta në fakt, referuar argumentit të ekspertëve të ekonomisë, është se ne si qytetarë (rreth 900 mijë përdorues automjetesh), kemi një numër të madh taksash që i paguajmë me karburantin. Së pari, paguajmë TVSH, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit.

Ekspertët kanë argumentuar se kjo mund të hiqet fare, ose së paku për një periudhë disa mujore, duke lehtësuar barrën fiskale që rëndon në xhepin e qytetarëve. Sot që flasim, çmimi i naftës është pothuajse 2600 lek për litër. Nga këto, 20% është vetëm TVSH, të cilën e merr shteti si para të thatë dhe e fut në buxhet. Nëse përkthehet ndryshe, TVSH sot ka kosto rreth 50 lek për litër (referuar çmimit aktual të karburantit në vend).

Pra, mjafton që kjo taksë të hiqet, dhe Shqipëria minimalisht barazohet me disa vende të rajonit, dhe sigurisht, bie nga piedestali i vendeve të BE-së për çmimin më të lartë të karburantit. Por, nëse i referohemi po ekspertëve, mund të ketë ende lehtësira fiskale që merren nëpërmjet kraburantit. Ne në Shqipëri paguajmë çdo ditë taksë qarkullimi për çdo litër karburant që harxhojmë. E po ne në Shqipëri, shteti na merr çdo vit një shumë të caktuar taksash qarkullimi nëpërmjet Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Ne paguajmë qindra mijëra lekë në vit (referuar sasisë së karburantit që harxhojmë por dhe vjetësisë së mjetit) vetëm taksë qarkullimi. Këtu, shteti ynë i dashur, përsëri ka mundësi të vërë dorën në zemër dhe të bëhet social. Ta pezullojë dhe këtë taksë që e merr nga karburanti, e cila aktualisht llogaritet në 27 lek për litër. Pra, me vetëm dy tarifa, çmimi i kraburantit në Shqipëri mund të ulet automatikisht deri në 80 lek litri (referuar çmimit që është aktualisht në treg).

Por jo, qeveria nuk e bën, Rama e ka vendosur “jo ulje taksash”. Atëherë duhet ta bëjmë vet ne, të dalim në protesa masive, të pa centralizuara (vetëm në Tiranë), por kudo në Shqipëri, në çdo cep dhe skaj të vnedit, për të detyruar qeverinë të ulë taksat. Kjo është e vetmja mënyrë që të mos e paguajmë naftën sa “frëngu pulën”, dhe të mos zhytemi dhe më shumë. E po ashtu, në këto protesta, nuk duhet të lëmë jashtë vëmendjes çmimet e ushqimeve dhe të gjitha produkteve bazë për jetesë. Duhet bërë sot, nesër do të jetë shumë vonë! Mos harroni, varfëria të zhyt dhe më shumë! 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME