Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPse SPAK ngjan me një drejtori të Bashkisë Tiranë?

Pse SPAK ngjan me një drejtori të Bashkisë Tiranë?

Nga Monika Kryemadhi – U bënë plot 2 vjet e 2 javë që kur unë kam kallëzuar Inceneratorin e Tiranës në SPAK. Me dokumente, me fakte, me prova të pakundërshtueshme. Çdo shkelje e ligjit është kaq flagrante sa edhe një student i vitit 1 juridik do ta hetonte me shumë lehtësi.

Por ndërsa qytetarët e Tiranës vidhen përditë, drejtësia e kapur nga pushteti ka mbyllur sytë, veshët,gojën e nuk reagon ndaj paligjshmërisë dhe korrupsionit ulëritës të inceneratorëve.

Çfarë e frikëson dhe e pengon SPAK-un, që nuk guxon të thërrasë Erion Veliaj përgjegjësin kryesor të aferës korruptive të Inceneratorit të Tiranës?
Po bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përse nuk thirren nga drejtësia?

Përse nuk thirret Erion Veliaj për firmën e paligjshme që ka hedhur, e cila ndryshoi fatin e koncesionit, që i dha jetë vjedhjes së shekullit dhe futi në borxh për 30 vjet qytetarët e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston?

Përse ky trajtim preferencial nga SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, që paguan nga taksat tona një shërbim që NUK kryhet! E ka parë i madh e i vogël, përmes videove të bëra në 180 ditë, sesi Sharra është një skenë krimi dhe vjedhje, jo një vend për menaxhim mbetjesh.

Drejtësia nuk duhet të hezitojë, as të vonojë dhe as të presë 14 Majin për të vepruar. Të vërtetat janë aty dhe do vazhdojnë të dalin edhe më shumë…..!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME