SPORTTOP-NEWS

PSG fiton për herë të parë Champions League, shkatërron në finale Interin (golat)

Paris Saint-Germain ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Champions League, në sezonin 2024/25. Në finalen e zhvilluar kundër Interit të Simone Inzaghit, skuadra e Luis Enrique ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse dhe ka triumfuar me një rezultat të thellë 5-0, duke mos i lënë asnjë shans rivalëve italianë.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12-të nga Achraf Hakimi, ish-lojtar i Interit, i cili shënoi pas një asisti të talentit francez Désiré Doué. Ky i fundit, vetëm 19 vjeç, ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes: shënoi golin e dytë në minutën e 20-të dhe kompletoi dopietën personale në minutën e 63-të pas një aksioni të shpejtë në vertikale.

Interi, i pafuqishëm dhe jashtë loje për pjesën më të madhe të takimit, u përpoq të reagojë vetëm përmes goditjeve standarte, por në minutën e 73-të pësoi edhe golin e katërt nga Khvicha Kvaratskhelia, që ndezi festën e tifozëve parizien shumë përpara vërshëllimës finale.

Në fund, ishte Mayulu, lojtari i lindur në vitin 2006, që vulosi rezultatin 5-0, duke regjistruar fitoren më të thellë në historinë e finaleve të Ligës së Kampionëve.

Me këtë triumf, PSG jo vetëm që arrin më në fund majën e Evropës, por e bën këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme.

Golat

Finalja e Champions League nis me spektakël. Që në minutën e 12-të një shpërqendrim i mbrojtjes zikaltër dhe rreshtimi i gabuar i Dimarcos i jep mundësinë Hakimit të realizojë një gol të thjeshtë, 1-0. 

E pabesueshme ajo që ndodh në ‘Allianz Arena’: në zhvillimet e një kundërsulmi, talenti i PSG-së, Doue, realizon golin e dytë, 2-0. 

PSG – Inter 2-0

Parisi i afrohet golit të tretë në fundin e pjesës së parë me disa goditje të njëpasnjeshme. Mbyllet fraksioni hapës, me Interit që duhet të ndryshoi gjithçka në të dytën. 

Është mbrëmje e magjishme për PSG-në: Desire Doue realizon golin e tretë, duke i dhënë ndoshta goditjen e ‘Knock out”-it Interit.

Skuadra e Interit, e shpartalluar: vjen edhe goli i katërt i shënuar nga Kvaraskhelia, 4-0.

Ka vend për një tjetër gol: realizon një tjetë talent, Mayulu, 5-0. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button