Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETQëllohet me levë drejtori i Delvina Gaz

Qëllohet me levë drejtori i Delvina Gaz

Në datën 22 qershor, ditën e enjte në Delvinë ka ndodhur një ngjarje kriminale raporton CNA. 5 persona kanë sulmuar drejtorin e Delvina Gas, duke e goditur me levë dhe duke i shkaktuar plagë shumë të rënda. Prej tri ditësh, ai   ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe ka marrë 7 qepje në kokë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur me prapavijë për influencë brenda kompanisë.

Sipas burimeve, mësohet se disa persona e kanë nisur me indicie sherrin duke provokuar me makinë dhe më pas janë mbledhur dhe e kanë qëlluar me levë.

Në sherr është përfshirë edhe Endër Meleqi, nipi i nënkryetares së bashkisë dhe Angjelo Imeri shoku i tyre dhe persona të tjerë, ndër ta hoxha Bledi Ali dhe djali i tij Enis Ali dhe Miri Bajrami.

Sipa burimeve zyrtare në zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale dyshohet se është përfshirë vetë kreu i AMP (Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore) Ardi Veliu.

Pasi kanë kanë kryer aktin kriminal, agresorët janë dorëzuar në polici dhe janë lënë të lirë me ndërhyrjen e Ardi Veliut.

Bledi Ali duke menduar që është person me influencë dhe si bëjnë gjë ka marrë përsipër sulmin me levë, ndërsa mësohet se krimin e ka kryer Miri Bajrami.

Personi ndodhet në gjendje të rëndë në spital, i goditur i masakruar nga pesë persona. Personat që kanë kryer këtë krim janë ende të lirë dhe çdokush mund të jetë nesër viktima e këtij grupi.

Bledi Ali ndoshta është hoxha i parë në Shqipëri që godet njerëz me leva kokës në rrugë.

Një akt kriminal ku është përfshirë në skandal dhe Ardi Veliu, i cili ka ndërhyrë për t’i lënë të lirë.

Skandali qëndron në atë që një ngjarje kriminale është tentuar të kthehet në një sherr ordiner mes disa personash. / CNA.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME