AKTUALITETTOP-NEWS

Qëndër shëndetsore mes mykut e lagështirës që ka nevojë për kurim

Fier – Qendër shëndetësore në alarm: 15 mijë banorë të Fierit dhe personeli mjekësor mes mykut, lagështirës dhe mungesës së sigurisë

Qendra Shëndetësore nr. 2 në qytetin e Fierit ndodhet në kushte alarmante, duke rrezikuar shëndetin e rreth 15 mijë banorëve që marrin shërbim në këtë institucion. Godina është e vendosur në katin e tretë të një objekti të amortizuar, pa ashensor, mes lagështirës dhe mykut.

Mungesa e kushteve minimale të higjienës dhe sigurisë e bën pothuajse të paarritshme qendrën për pacientët me probleme të rënda shëndetësore. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke e konsideruar braktisjen shumëvjeçare nga institucionet si të pajustifikueshme.


“Kjo qendër duhet ose të rikonstruktohet urgjentisht, ose të zhvendoset.” “Është e pamundur për të moshuarit të ngjiten këtu. Kushtet janë skandaloze.”

Po aq e rëndë paraqitet situata edhe për personelin mjekësor, i cili shërben çdo ditë në ambiente të papërshtatshme. Drejtoresha e qendrës, Shqiponja Hoxha, shprehet se problematika kryesore lidhet me dëmtimin e hidroizolimit të taracës.

“Hidroizolimi është i dëmtuar plotësisht dhe shkakton lagështi e myk në ambientet e brendshme.”

Edhe pse NjVKSH Fier i është drejtuar disa herë Bashkisë Fier, ndërhyrjet e kryera kanë qenë të pjesshme dhe pa ndikim real në përmirësimin e situatës.

Qendra Shëndetësore nr. 2 është përfshirë në projektin e Ministrisë së Shëndetësisë për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore për vitet 2025–2026, por gjatë vitit 2025 projekti ka mbetur vetëm në letër.

Ndërsa institucionet vonojnë ndërhyrjen, gjendja e godinës përkeqësohet nga viti në vit.

Qytetarët dhe personeli shëndetësor kërkojnë njëzëri rikonstruksion të menjëhershëm ose transferim të qendrës në ambiente të sigurta dhe funksionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button