Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIQeveria/ Nga 1 prilli paga minimale shkon në 400 mijë lekë

Qeveria/ Nga 1 prilli paga minimale shkon në 400 mijë lekë

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së këshillit të ministrave tha se nga data një prill do të rritet paga minimale, duke shkuar nga 340 mijë lekë të vjetra, në 400 mijë lekë të vjetra.

“Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t;i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje.

Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të mitigojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më më e ulta në rajon.

Arsyeja tjetër është se ne nuk duam t’iu shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo nuk është një politikë që bëhet për zgjedhjet”, tha ajo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME