Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËQeveria shqiptare: Ndalohet aktiviteti politik i opozitës së Iranit!

Qeveria shqiptare: Ndalohet aktiviteti politik i opozitës së Iranit!

Qeveria shqiptare i kujton opozitës së Iranit marrëveshjen sipas së cilës ata u pranuan në vendin tonë. Sipas kësaj marrëveshjeje, muxhahedinët nuk duhet të kryejnë asnjë aktivitet politik në vendin tonë dhe deri tani marrëveshja është shkelur në jo pak raste.

“MEK ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare ka marrëveshje strehimi vetëm për qëllime humanitare dhe është e qartë që atyre u ndalohet të kryhet çdo lloj aktiviteti politik apo të protestave të çfarëdo lloj ngjyre. Kemi pasur shqetësime për mosrespektim të marrëveshjes, kanë qenë publike aktivitetet, por kohët e fundit aktiviteti i tyre ka tërhequr vëmëndjen e SPAK që ka nisur çështje penale. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion në Shqipëri, SPAK kur ka pasur dyshime i është drejtuar gjykatës për të bërë kontrolle brenda kampit dhe sekuestrimin e pajisjeve që kanë të bëjnë me këtë. gjykata mori vendim. Këtu fillon veprimi i policisë” tha Çuçi.

Sipas Ministrit të Brendshëm opozita e Iranit “erdhi në Shqipëri me angazhimin që nuk do të kryejnë asnjë aktivitet politik, asnjë protestë dhe që do zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME