Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËQEVERIA VULOS VJEDHJEN

QEVERIA VULOS VJEDHJEN

Nga Ilir Meta – Qeveria vulos po vetë vjedhjen me inceneratorët dhe kthehet tek riciklimi.

Qeveria tani po flet për riciklimin e mbeturinave pasi vodhi qindra milion euro për incenerimin inekzistent!

Qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave.

Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milion eurosh, ndërsa për Fierin 63 milion euro.

Sipas vetë ekspertëve për Fierin opinioni i tyre është: “Prioritizimi i riciklimit do të nënkuptojë drejtpërdrejt një ulje të konsiderueshme të nevojës për djegie”.

Qeveria përmbysi me qëllime të qarta korruptive hierarkinë e trajtimit të mbetjeve, që riciklimin e kishte të parën dhe incenerimin të fundit në funksion të planit të saj mafioz për vjedhjen e qindra milion eurove.

Rezultati është që asnjë incenerator nuk funksionon dhe inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare, ndërsa miliona euro vazhdojnë e vidhen përditë nga taksat e shqiptarëve për mbeturina, që groposen në mënyrë primitive duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Edhe sot Edi Rama gënjeu paturpësisht për mosfunksionimin e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit dhe iu shmang faktit se inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare duke treguar qartë se koka, garantuesi dhe përfituesi kryesor i kësaj afere është vetem ai, i cili përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë garanton jo vetëm paprekshmërinë e tij por edhe vazhdimin e korrupsionit galopant dhe kriminalizimin e shtetit në çdo qelizë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME