Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIQumësht gomarice edhe nga ferma në Vajkan të Fierit (vidio)

Qumësht gomarice edhe nga ferma në Vajkan të Fierit (vidio)

Fier – Fermë me gomarica për qumështin e saj edhe në Vajkan të Fierit. Fermeri: Kam dhjetë vjet që merrem me qumështin e gomaricave. I kam të matrikulkuara por nuk ka ligj që të marr subvencione, vështirësi në gjetje tregu

Zbritur në Myzeqe 15 vjet më parë Hasan Xhaja nga Skrapari baba i tre fëmijëve ka 15 vjet që merret me blegtori por 10 vitet e fundit merret me mbarështimin e  gomaricave pasi tregton qumështin e tyre për kurim sëmundjesh të ndryshme por edhe për kozmetikë.

Hasani ka ngritur fermën e tij me gomarica në fshatin Vajkan në Fier. Ai tregon se e nisi nga nevoja e tij, ishte i sëmurë me kollën e mirë dhe e nisi të mbaj dy gomarica për ti marr qumështin për tu kuruar e kështu nisi ti mbarshtojë thundrakët.

Ai pohon se probleme në sigurimin e ushqimit për to nuk ka në Myzeqe pasi tashmë nga 2 ka 25 krerë bashkë me  gomarica të vogla, por probleme me gjetjen e tregut ka. Ai thote se në ditë merr nga to 4 litra qumësht dhe një litër shitet me 6 mijë lekë. Klientët janë nga shumë vende të Shqipërisë e kryesisht jugu por edhe nga shtete si Gjermania e Italia, shqiptarë emigrantë. Mjë gomaricë e ka blerë 60 mijë lekë të rinjë.

Por blegtori ka dhe ai ato ankesat e tij, kam 300 krerë dele , por kam dhe 25 gomarica i kam të matrikulluara por subvencione qeveria na ka dhënë për delet për gomaricat nuk kam marr asnjëherë, nuk i ka futur në plan subvencionimi qeveria gomaricat. Probleme kam dhe me gjetjen e tregut, thotë ai, është e vështirë

Qumështi i gomaricës bën mirë në kurimin e sëmundjes së kollës së mirë, sëmundjeve të mushkërive etj por ai tashmë po përdoret dhe në kozmetikë kundër rrudhave, qeseve poshtë syrit, për të mbrojtur lëkurën etj, ka pohuar Hasani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME