POLITIKË
Rama për bashkinë: I kam mbyllur punet ne 2011, nuk e drejtoj unë

Kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet nga komentuesit edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt. Rama u shpreh punët në bashki i ka mbyllur në 2011 dhe se ai nuk është kryetar bashkie. Ai u shpreh se deklaratat kundër opozitës do t’i vijojë deri më 9 maj.
“Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011. Nuk jam kryetar i bashkise së Tiranës. Nuk lë mënjanë asgjë. Nëse unë flas për bufin e kënetës, që do e bëj deri me 9 maj. I bie pragut të dëgjojë dera.“, u shpreh Rama.