Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: Rusia nuk mund të gjejë spiunë në Shqipëri

Rama: Rusia nuk mund të gjejë spiunë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë mbrëmjen e sotme në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 – Bisedë me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa ishte i pranishëm në Pragë.

Një nga pyetjet e moderatorit ishte se a ka patur përpjekje të Rusisë për të minuar qeverinë dhe demokracinë në Shqipëri, pyetje të cilës Rama ju përgjigj se shqiptarët nuk shiten aq lirë.

Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët dhe Shqipëria njihen për besnikëri, dhe do të vijojnë të jenë pro-europianë dhe perëndimorë edhe kur BE dhe SHBA të mos jenë më

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut për Europën, edhe Praga ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi dhe Nju Jorkun. Komunizmi e cilësonte si perëndimin edhe lindjen komuniste si një anë. Kur komunistët vendosën të heqin qafe Stalinin, ne i qendruam besnikë. Pra ne jemi besnikë. Edhe kur BE dhe SHBA mos jenë aty, ne do të vazhdojmë të jemi. Duke qenë vend stalinist deri në vitin 90-të, nuk ishim vend interesant për Rusinë, dhe nuk kemi patur vizita të nivelit të lartë. Rusia është një vend i madh, por se kam kuptuar asnjëherë që pse Dostojevski nuk lejohet në disa Universitete. Sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, dhe Rusia nuk mund të gjejë spiunë apo njerëz në Shqipëri që të përmbushë interesat e tyre. Nuk kemi patur asgjë të madhe. Aty ku Rusia është shumë e fuqishme apo influente ësthë në pjesë të tjerë të Ballkanit, prandaj duam që të përfundojë konflikti Serbi-Kosovë. Kjo është arsyeja se pse sa më shumë ta lidhim integrimin e BE me NATO_n, do të ishte më mirë“, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME