
Gjatë fjalës së mbajtur në Shkodër, në takimin me të rinjtë socialistë shkodranë ku u prezantua skuadra e PS e kandidatëve për deputetë në zgjedhje parlamentare të 11 majit, Rama tha se asnjë pakënaqësi ndaj qeverisjes nuk duhet t’i stepë të hedhin votën për PS më 11 maj.
Rama iu referua një bisede me një votues të majtë i cili kishte patur probleme me sistemin gjyqësor dhe pakënaqësia e kishte luhatur mbështetjen e tij ndaj PS, si një votues besnik ndër vite.
“Më pyeti për kë të votoj dhe më përshkroi një problem që nuk po e zgjidhte dot.
Ai problem është shumë i rëndësishëm për të, ai vetë një pjesë të problemit ja linte faktit që nuk po e ndihmonte partia që ai kishte votuar. A është kjo një arsye që më 11 maj, ai të mos shkojë të votojë PS dhe të mos shkojë të votojë për prespektivën evropiane të fëmijëve të tij?”,tha Rama.