POLITIKË

Reagon, Blushi: Vendi është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave…

Sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi, akuzon qeverinë Rama se ka orientuar ekonominë shqiptare drejt ndërtimit, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve, në dëm të prodhimit dhe industrisë.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ai pretendon se prodhimi industrial në Shqipëri ka rënë nga 100 pikë në vitin 2021 në 84.7 pikë në vitin 2025, duke e cilësuar këtë si shenjë të deindustrializimit dhe të një modeli ekonomik që po nxit shpopullimin.

Blushi e lidh këtë model me atë që e quan “narkoekonomi” dhe “ekonomi të betonit”, duke akuzuar qeverinë se favorizon kullat, resortet dhe importet, ndërsa lë pas dore industrinë përpunuese, bujqësinë dhe eksportet.

Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të modelit ekonomik, me fokus te prodhimi vendas, eksportet, investimet në industri dhe krijimi i vendeve të punës, duke e paraqitur këtë si një nga prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Deklarata:

Shqipëria po prodhon gjithnjë e më pak dhe po përballet me një dështim të rëndë ekonomik, duke u deindustrializuar pa ndalim, si pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik të gabuar, të orientuar me vetëdije drejt ndërtimit, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve.

Do të mjaftonte tatëpjeta e pandalshme të zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun, për të kuptuar se narkoekonomia është vetë Narkoshteti.

Të dhënat zyrtare të Eurostat janë alarmante, prodhimi industrial në Shqipëri ka rënë nga 100 pikë në vitin 2021 në vetëm 84.7 pikë në vitin 2025.

Pra, në vetëm katër vite, Shqipëria ka humbur 15.3% të prodhimit industrial.

Nga 35 ekonomi europiane të përfshira në të dhëna, vetëm Ukraina e përfshirë në luftë ka një performancë më të keqe se Shqipëria.

Ky deindustrializmin ndodh për shkak se Edi Rama shton lejet për kulla dhe mbyll fabrika, shton betonin dhe frenon zhvillimin, nxit qarkullimin dhe legalizimin e parasë së pisët dhe godet prodhimin dhe ngatërron propagandën turistike me ekonominë e qëndrueshme.

Është pikërisht ky model ekonomik që ka nxitur shpopullimin.

Ndërkohë që Serbia e ka rritur prodhimin industrial me 8.8%, Turqia me 9.9%, Greqia me 12.7%, Polonia me 12.5% dhe Danimarka me 28.8%, Shqipëria ka bërë të kundërtën: ka shkatërruar kapacitetin e saj prodhues.

Sepse Edi Rama nuk ka një strategji serioze për industrializimin e vendit, për zhvillimin e industrisë përpunuese, për industrinë nxjerrëse minerare dhe hidrokarburet.

Nuk ka asnjë politikë për rritjen e eksporteve por vetëm për nxitjen e importeve.

Narkoekonomia është vetë themeli i Narkoshtetit, të mbështetur mbi ekonominë e betonit, kullave, resorteve, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve.

Ky është modeli ekonomik i Edi Ramës, që po shpopullon masivisht Shqipërinë në kohë paqeje sepse kur nuk krijon industri, vende pune produktive dhe eksporte konkurruese, ekonomia bëhet gjithnjë e më e varur nga pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, konsumi dhe flukset e parave nga jashtë.

Një i ri shqiptar nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke punuar në një ekonomi që i ofron kryesisht punë me produktivitet të ulët, ndërkohë që fabrikat mbyllen, industria tkurret dhe investimet orientohen drejt betonit dhe pasurive të paluajtshme.

Kompanitë përpunuese shqiptare po përballen njëkohësisht me mbiçmimin e lekut, rritjen e kostove të punës dhe prodhimit dhe konkurrencën ndërkombëtare.

Rënia e lartë e eksporteve të vendit nuk mund të kompensojë përfitimet e “fryra” propagandistike nga turizmi dhe as të mbulojë krizën që po kalon ekonomia e vendit si rezultat i politikave të papërgjegjshme të Qeverisë kundrejt sipërmarrjes dhe klimës armiqësore ndaj biznesit.

“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e bujqësisë me synimin e rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe rritjen e eksporteve.

Përkundrazi, që nga viti 2017 kur “Rilindja” e mori vetme timonin dhe tepsinë dhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, është përgjysmuar numri i gjedhëve e të imtave dhe braktisja e bujqësisë ka rënduar më tej gjendjen ekonomike të fermerëve dhe ka rritur më shumë importet bujqësore për konsum.

Shqipëria mbetet e varur në masën më të madhe tek importet për produktet ushqimore bazë dhe ato bujqësore pavarësisht nga potenciali i lartë dhe i pakrahasueshëm që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, me Maqedoninë e Veriut fqinje dhe vendet e tjera.

“𝐑𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐚” 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐨𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐚𝐬𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧t𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐚𝐭𝐲𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐦𝐞 𝐬𝐲𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞.

Mosmbështetja e ndërmarrjeve eksportuese, rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros dhe barra e lartë fiskale dhe administrative ka ndikuar në uljen e eksporteve.

“Rilindja” ka ofruar modelin e një ekonomie të betonit. Ekonomia e vendit është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit në ndërtim. Qeveria ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe me bekimin e saj janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista.

Ndaj rritja ekonomike jo vetëm bazohet në faktorë të paqëndrueshëm dhe risk të lartë por ajo kurrësesi nuk mund të vlerësohet as e shëndetshme për aq kohë sa nuk është e bazuar te prodhimi dhe eksportet dhe te rritja e konkurrueshmërisë.

Për më tepër se ajo thellon polarizimin shoqëror dhe jo vetëm që nuk është përfshirëse, por rezulton qartë përjashtuese për shtresat më në nevojë.

𝐍𝐝𝐚𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝟓 𝐏𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝟒 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐬𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐞𝐤𝐨𝐧o𝐦𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐚𝐬, 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐯𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐫𝐞𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐞𝐝𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭.

Sot Edi Rama mund të inaugurojë edhe njëqind kulla të tjera. Por një kullë nuk është fabrikë. Një resort nuk është industri. Një import nuk është prodhim. Dhe një statistikë turistësh nuk është zhvillim ekonomik i qëndrueshëm.

Shqipëria ka nevojë të prodhojë, jo vetëm të ndërtojë. Të eksportojë, jo vetëm të importojë. Të krijojë vende pune, jo të eksportojë të rinjtë.

Ky është ndryshimi thelbësor mes modelit të Narkoekonomisë së betonit dhe modelit të zhvillimit kombëtar të Partisë së Lirisë.

Shqipëria duhet të bëhet vend prodhues dhe eksportues. Dhe për këtë nevojitet një përmbysje e plotë e modelit ekonomik që Edi Rama i ka imponuar vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button