Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRekordet/ Vala e të nxehtit po përfshin Europën

Rekordet/ Vala e të nxehtit po përfshin Europën

Temperaturat rekord po regjistrohen në të gjithë Europën pasi vala e të nxehtit ka përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin.

Qershori është një nga më të ngrohtët dhe në një numër të madh vendesh evropiane është thyer kufiri mesatar i temperaturës karakteristik për muajin e gjashtë.

Kjo vlen edhe për veriun e Europës, ndaj dy ditë më parë në Norvegji u regjistrua një temperaturë prej 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik. Ndryshe, temperatura mesatare e ajrit në Rrethin Arktik në Europë është 13 gradë.

Në qershor, temperatura arriti në 35 gradë në Poloni, dhe mbi 37 gradë Celsius në zonën e Gjermanisë lindore. Temperaturat janë rekord të larta edhe në Ballkan.

Rekordet e temperaturave të qershorit u thyen gjithashtu në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pa temperatura 0.2 gradë Celsius nën rekordin e qershorit që ishte 41 gradë Celsius. Ferr është edhe në veri të Afrikës, ku në Tunizi pak ditë më parë u mat edhe 48.7 gradë.

Bubullima janë regjistruar edhe në Evropë, ndërsa parashikimet tregojnë se temperatura të larta priten edhe në periudhën e ardhshme./ Telegrafi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME