LIFE STYLE
Rita Lati: Kur u martova, më hoqën fustanin e nusërisë në fund të arës me misër

Më bëri babai nuse, u tund dynjaja, po martohej artistja e Vlorës thonin” kujton Lati.
“Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë” vazhdon rrëfimin e saj aktorja e humorit.
Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës.
“Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra” pohon Rita, duke shpjeguar se gjithçka lidhej me famën që mori asokohe me rolin e Zenepes.
“Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja” përfundoi Lati.







