POLITIKËTOP-NEWS

Studentët i bashkohen protestës para kryeministrisë: Jemi këtu!

Një grup studentësh u janë bashkuar qytetarëve në bulevard në protestën e 95-të kundër qeverisë “Rama”. Me pankartat “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”, ata marshuan nga Universiteti Politeknik drejt kryeministrisë. 

Në krye të marshimit ishin vendosur studentë, vajza dhe gra. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar edhe lirimin e qytetarëve dhe aktivistëve të arrestuar pas përplasjeve të mbrëmjes së kaluar.

Teksa po iu bashkoheshin protestuesve, qytetarët brohorisnin “Pa rini nuk ka Shqipëri”. “Arrestoni Ramën”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button