Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMERomancë dashurie mes Chris Rock, dhe Lake Bell

Romancë dashurie mes Chris Rock, dhe Lake Bell

Komediani, Chris Rock ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë me aktoren Lake Bell.

Në fotot ekskluzive të siguruara nga Page Six, dyshja u panë duke dalur nga restoranti  Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni, të shtunën mbrëma.

Një burim tregoi për revistën se aktorët ishin kapur për dore teksa po dilnin nga restoranti luksoz italian, por menjëherë e lanë njëri-tjetrin kur panë fotografët.Dalja e tyre e vjen më pak se një muaj pasi u panë së bashku në Busch Stadium në St. Louis.

Rock ishte në lidhje me Megalyn Echikunwoke për katër vjet përpara se të ndaheshin në mars 2020. Një burim anonim i tha Page Six se ai nuk ishte gati për të patur dicka serioze pas divorcit nga gruaja e tij prej 18 vitesh, Malaak Compton-Rock, i cili u finalizua në vitin 2016.

“Duke u divorcuar, duhet të filloni nga e para,” u shpreh Rock për Rolling Stone në 2017. “Ju mund të ecni përpara, por diçka në jetën tuaj u prish.”/Lapsi.al

See the source image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME