Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedRrahja me leva e biznesmenit grek, arrestohet shqiptari

Rrahja me leva e biznesmenit grek, arrestohet shqiptari

Një emigrant shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen e autorit që rrahu brutalisht një biznesmen grek në Mykonos rreth tre javë më parë.

Sipas zougkla.gr 32-vjeçari me origjinë shqiptare është person i njohur për autoritete greke.

Ai i ka mohuar akuzat në polici, ndërsa mediat greke raportojnë se nga hetimet u gjet dhe u sekuestrua makina me të cilën largoi autorin 31-vjeçarari pasi dhunoi biznesmenin.

Biznesmeni grek, në dëshminë e tij ka thënë se autorët kishte veshur doreza të zeza dhe xhaketë të zezë.

Ai tha se goditjet ishin të forta dhe se autori kishte për qëllim ta vriste.

“Mykonos rrezikon të bëhet Kolumbi”

Ish-kryebashkiaku i Mykonos Christos Veronis tha për SKAI se ishulli i erërave ka anën e ndritshme, por edhe anën e “errët”, me mafien dhe botën e krimit që përpiqet të kthejë flamurin e Turizmi grek në Kolumbi.

Rrjetet e bandave në Mykonos duket se kanë dalë jashtë kontrollit me grabitje dhe rrahje të qytetarëve në mesditë.

“Mykonos ka ndryshuar sot. Nuk lejohet në një ishull të vogël turistik që të vijnë këtu gjatë verës njerëzit pafajshëm dhe bota e krimit. Më vjen keq ta them, por nuk është e drejtë që shteti nuk po bën asgjë që Mykonos të mos kthehet në Kolumbi”, tha Veronis

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME