Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËRrëfimi/ Eugent Bushpepa: “Në Eurovision i bëra vetë të gjitha”

Rrëfimi/ Eugent Bushpepa: “Në Eurovision i bëra vetë të gjitha”

Një nga përfaqësimet më dinjtoze në festivalin “Eurovision Song Contest”, është ajo e vitit 2018 nga kantautori Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Bushpepa thotë se për të ishte një periudhë stresuese, pasi i është dashur të merrte jo vetëm me këngën, por ka bërë edhe rolin e skenografit.

“Eurovizioni ka qenë një periudhë goxha stresuese për mua të them të drejtën. Për mua si Gent, se për pjesëtarët e tjerë ka qenë një periudhë shumë e bukur. Isha gjatë gjithë kohës me intervista, mbështetësja ishte me pikatore, goxha e vogël. Më është dashur të bëj skenografin, vendosjen e pjestarëve të grupit vetë në skenë, ku do vendoset kitaristi, kur do ndizen dritat blu, dritat e kuqe, a thua se nuk kishte skenograf, as desginer RTSH. Më është dashur të merrem nga A deri te Zh me të gjitha gjërat duke qenë se edhe kënga ishte e imja. Mendoj se ishte pikë kulmore e artit tim, është një ndër pikat që unë jam krenar”, tha Bushpepa për “TCH”.

Bushpepa me këngën “Mall” përfundoi në vendin e 11-të në finale e 4 viteve më parë me 184 pikë, duke i dhënë Shqipërisë rezultatin e tretë më të mirë në këtë garë që nga debutimi i saj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME