Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri? Drejtoresha e INSTAT nuk di ta...

Sa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri? Drejtoresha e INSTAT nuk di ta thotë ende

Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli nuk e ka ende një shifër se sa shtetas shqiptarë jetojnë ende brenda vendit.

Gjatë emisionit “Revieë” në Euronews Albania ajo tha se ka filluar procesi i përpunimit të të dhënave të Censit si dhe anketës dhe në përfundim të kësaj do të bëhet i mundur dalja i numrit të saktë të popullsisë, të banesave si dhe të dhëna të tjera.

Në fakt duhet të themi se Censi filloi në 18 shtator dhe pati një kohë zgjatje deri në 30 tetor. Ne e zgjeruam kohën e grumbullimit, për shkak të identifikimit të zonave me godinat e reja të ndërtuara pas tërmetit. Këto pjesë u identifikuan nga stafi dhe kjo mori kohën e saj, shkoi deri në 15 nëntor, më pas ne vazhduam me një proces verifikmi për të matur mbulimin dhe cilësinë e procesit, për të parë se sa mirë është realizuar.

INSTAT organizoi një vrojtim, ose një anketë pas Censit. Ky vrojtim u organizua në 100 zona të zgjedhura rastësisht në të gjithë territorin e vendit dhe u kryen pyetje dhe intervistë me familje të zgjedhura rastësisht për të kuptuar nëse anketuesi e kishte kryer intervistën si duhej dhe i kishte kaluar të gjitha pyetjet. Në bazë të kësaj ne do të masim edhe përqindjen e mbulimit dhe do të përcaktojmë treguesit e cilësisë, për të vërtetuar që procesi i terrenit ishte cilësor.

Kjo fazë përfundoi në fund të dhjetorit. Tani ne kemi filluar procesin e përpunimit të të dhënave ,të dyja rezultatet do të ballafaqohen dhe ne do të dalim me një shifër cilësor dhe të besueshme e cila do të japë numrin e popullsisë, grupmoshat, popullsinë sipas moshave apo gjinisë si dhe tregues të tjerë, sipas moduleve përkatëse në përmbajtje të pyetsorit”,-tha drejtorja e INSTAT.

Opozita pretendon se në Shqipëri kanë mbetur 1.5 milion banorë, por rezultatet po manipulohet nga INSTAT për të fshehur shifrën e saktë të shqiptarëve që janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit të qeverisjes socialiste.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME