Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSandër Lleshaj kritikon Ramën/ Roli i tij mes Kosovës dhe Serbisë, i...

Sandër Lleshaj kritikon Ramën/ Roli i tij mes Kosovës dhe Serbisë, i panevojshëm

sh-ministri i Brendshëm dhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshaj, ka kritikuar ditën e sotme kreun e qeverisë për draftin e propozuar për Asociacionin në komunat me shumicë serbe.

Lleshaj tha se roli i Ramës si i zgjedhur apo zëdhënës i ndërkombëtarëve ishte i panevojshëm në konfliktin Kosovë-Serbi. Ai deklaroi në një intervistë me Endri Xhafon se në këtë situatë nuk e kemi luksin të jemi ndërkombëtari.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ju duk ju që Edi Rama foli si i zgjedhur apo zëdhënës i ndërkombëtarëve?

Lleshaj: Po, dhe më duket rol i panevojshëm për tu vendosur në këtë pozicion.

Pyetje: Është i zgjedhur apo i vetë ofruar?

Lleshaj: Këtë nuk mund ta them, por vendosja në rolin e artikulimit të zërit ndërkombëtar më duket i papërshtatshëm. Nuk e kemi luksin në këtë situatë të jemi ndërkombëtari. Ne jemi kombëtari.

Së pari, them që çdo tentativë për të moderuar pozicionin e Kurtit, por nuk është vetëm Kurti, nga ana tjetër është edhe Vuçiç një pozicion më agresiv, por që nuk po merret njeri. Moderimi i qëndrimit të Kurtit nuk mund të bëhet në rrugë publike, por në rrugë kofidenciale. Goditja publike e motivon dhe futemi në një rreth vicioz. Pra duhet të kemi deeskalim në komunikim, pra hapa mbrapa në komunikim që të mbërrijmë në një nivel tjetër. Sa i përket ndërkombëtarëve do të uroja që ndërkombëtarët, duhet të shprehen vetë. Të mundohet ta kuptojnë situatën dhe të jenë realisht neutralë./ CNA.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME