Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETSHBA miraton shitjen e mishit të krijuar në laborator

SHBA miraton shitjen e mishit të krijuar në laborator

Departamenti i Bujqësisë në SHBA ka miratuar shitjen e misht sintetik.

Mishi i kultivuar, i njohur gjithashtu si proteina e kultivuar, e bazuar në qeliza ose e rritur në laborator, prodhohet duke vendosur qeliza burimore nga dhjami ose muskuli i një kafshe në një mjedis kulture që ushqen qelizat, duke i lejuar ato të rriten.

Përbërësit futen në një bioreaktor për të mbështetur rritjen e qelizave, duke krijuar një produkt përfundimtar që duket dhe shijon si mishi tradicional.

Ndryshimi i vetëm sipas tyre është që nuk do të vriten kafshë për të konsumuar mishin e tyre, dhe natyrisht eliminohet plotësisht përdorimi i antibiotikëve, pasi laboratorët janë plotësisht të sterilizuar. Pra evitohen dy impakte mjaft negative në kuadër të mbrojtjes mjedisore dhe njerëzore.

Megjithatë, vlen të theksohet se, sektori i prodhimit të mishit sintetik është ende në lindje dhe ekzistojnë pak laboratore, por nëse do të përhapej gjerësisht, nuk mund të përllogaritet impakti që mund të ketë ky sektor në aspektin mjedisor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME