Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

Gjirokastër – Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përplasje fizike dhe përdorimin e thikës në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, ku katër persona janë përfshirë në një sherr që ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës.
Sipas informacioneve, pas përplasjes me grushte, një 20-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur një 43-vjeçar. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar 20-vjeçarin e dyshuar për plagosjen, ndërsa 43-vjeçari i dëmtuar dhe një 20-vjeçar tjetër janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte të riun e arrestuar.







