Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherri në Fushë-Krujë/ Jashar Maja: Polici frikacake!

Sherri në Fushë-Krujë/ Jashar Maja: Polici frikacake!

Jashar Maja, personi i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme nga anëtarët e fisit Rraja, ka dhënë një intervistë këtë të premte për Euronews Albania ku sqaron arsyet e konfliktit.

Ai tha se gjithçka lindi nga dëmtimet që shpërthimet në guroren e Rrajës shkaktonin tek banesa e tij dhe familjarëve të tjerë.

Maja shtoi se është ankuar dhe ka denoncuar në polici dëmtimet që i janë bërë në banesë, por nuk është marrë asnjë masë.

Kjo ka sipas tij ka sjellë “përgjigjen” e Rrajave, të cilët i dhunuan brutalisht me sendet të forta atë dhe djalin xhaxhait të tij, që ndodhet në gjendje të rëndë.

Jashari shtoi se video është bërë qëllimisht nga fisi Rraja për të treguar forcën në zonë, por shtoi se do të hakmerret dhe do ta zgjidhë personalisht nëse shteti nuk reagon dhe t’i kompensojë dëmin.

“Kemi qenë në vëzhgim që përpara dy ditësh. I kemi parë por ne kemi udhëtuar të pa mbrojtur se nuk i kemi borxh askujt. Jemi kërcënuar, do t’iu vrasim dhe me fjalët më banale. Unë nuk do ta lë me kaq këtë situatë. Veç ka ardhur një punonjës policie aty dhe na ka marrë një deklaratë dhe nuk na ka pyetur kush, a jemi të vdekur apo jemi të gjallë. Policia e Fushë-Krujës ka frikë të dalë të na dërgojë ne në Tiranë. Video është filmuar nga ata për të treguar autoritetin, ja kush jemi ne.

Po mos të ketë gajle, se do t’i bëjë dhe unë një video, se ai nuk e di se kush jam. Do t’ia tregoj unë se kush jam. Më njeh në ajër, por kur ta bëjë videon do ta shohë gjithë bota çfarë do t’i bëj Xhelal Rrajës”, tha Maja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME