AKTUALITETTOP-NEWS
Shofera kujdes! Trafik i rënduar mjetesh nga Tepelena në Gjirokastër e Sarandë (video)

Gjirokastër – Orët e mesditës dhe në vazhdim kanë pasur një trafik tejet të rënduar të automjeteve për udhëtarë e pushues që shkojnë në drejtim të jugut, Përmet, Kakavijë dhe Sarandë.
Burime informavioni nga qytetet jugore pohojnë se vargu i automjeteve shkon deri në pesë kilometra si nga Tepelena në drejtim të Gjirokastrës apo edhe nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës.
Luten drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë lëvizjeve, mos të nxitojnë e të mos tentojnë të parakalojmë por të mbajnë radhën pasi kështu bëjnë të mundur dhe lëvizjen më të shpejtë të mjeteve të emergjencës si autoambulanca , zjarrfikse apo mjetet e policisë së shtetit.
Shikoni videon









