Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShoferi italian aksidenton me vdekje shqiptaren

Shoferi italian aksidenton me vdekje shqiptaren

Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në autostradën A7 në Genova të Italisë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.

Sipas medieve italiane, në aksident u përfshinë një BMË që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Sipas rindërtimit të skenës nga autoritetet italiane, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve që janë shkatërruar mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve; 35 – vjeçarja Matilda Hidri dhe 46 – vjeçari Giuseppe Garavaglia.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar. Këta të tre udhëtonin me një makinë Volkswagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME