5 urdhra-arresti janë lëshuar këtë të shtunë në Itali për trafik droge. Mësohet se policia italiane identifikoi një grup italianësh dhe shqiptarësh që trafikonin kokainë në aksin Meran-Bolzano.
Mësohet se së pari zinxhiri i trafikut u zbulua nga një burrë 30 vjeçar, i cili u dërgonte klientëve drogën me biçikletë, i shoqëruar nga një qen Pit Bull. Duke ndjekur “gjurmët” e tij ata kanë gjetur edhe një kontraktor të vogël ndërtimi nga Shqipëria. Falë mbështetjes së disa prej anëtarëve të familjes së tij, ai furnizonte shumë tregtarë në Burggrafenamt. Ai vetë furnizohej me kokainë nga një mik i tij që jetonte në Eppan. Hetimi i policisë zgjati gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe u tregtua drogë me vlerë 200 mijë euro. Mbas arrestimit hetuesit e drogës konfiskuan mbi 1 kilogram kokainë dhe 75 mijë euro cash.