
Kombëtarja kuqezi po luan përballë Andorrës në Tiranë ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Botërorit 2026 me objektivin e vetëm atë të fitores së tre pikëve. Në pjesën e parë, ekipi kuqezi shënoi dy gola nga Rey Manaj. Kështu Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia. Kombëtarja nuk njeh fitore në stadiumin “Arena Kombëtare” nga 17 Tetori i vitit 2023. Në atë kohë kuqezinjtë mposhtën 2-0 Bullgarinë në miqësore. Në tre ndeshjet e luajtura në shtëpi në Ligën e Kombeve, Shqipëria mori dy humbje dhe një barazim.
Ndeshja
45’– Mbyllet pjesa e parë.
37’- Bie ritmi i ndeshjes. Minuta të qeta në “Arena Kombëtare” nga të dyja ekipet. Shqipëria menaxhon avantazhin.
26’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Pasimi i tij në zonë ndalet nga portieri Alvarez në fund.
25’- Manaj provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por nuk ka saktësinë e duhur dhe shkon në duart e portierit.
19’- Goooool Shqipëria 2-0! Nuk ndalen kuqezinjtë. Rey Manaj realizon të dytin, pas një asisti perfekt të marrë nga Armando Broja në zonë.
15’- Vertikalizim i gjatë për Rey Manajn, sulmuesi nuk e arrin dot topin në zonë. Kontrollon portieri Alvarez.
14’- Shqipëria nuk kënaqet me një gol. Vazhdojnë sulmet e kuqezinjve në kërkim të golit të dytë.
9’- Gooool Shqipëria 1-0! Shënon Rey Manaj dhe i jep avantazhin kuqezinjve. Sulmuesi shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.
6’- Shqipëria jep shkëndijat e para. Laçi provon me një gjuajtjet të fortë në hyrje të zonës, por topi përplaset tek Ajeti. Tentativa e Asllanit me të majtën shkon mbi traun e portës.
5’- Shqipëria merr menjëherë kontrollin e lojës, me qarkullim të shpejtë të topit. Miqtë të kujdesshëm në mbrojtje.
2’- Kartoni i parë i verdhë. Babot ndëshkohet tek Andorra për ndërhyrje të gabuar ndaj Armando Brojës.
0′- Nis sfida.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo.
ANDORRA: Alvarez, Borra, Garsia, San Nikolas, Cervos, Olivera, Mark Garcia, Hesus Rubio, Rebes, Babot, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez.


